Rinia në Kosovë dhe sindikatat

Rinia në Kosovë dhe sindikatat

Duket se ka shumë supozime mbi përceptimin e të rinjve për sindikatat. Shumica e njerëzve mendojnë se të rinjtë nuk i pëlqejnë ose janë të painteresuar në sindikata. Por ky në fakt është një këndvështrim shumë i thjeshtëzuar. Qëndrimi i të rinjve ndaj sindikatave është kompleks dhe ndikohet nga një sërë faktorësh.

Edhe pse nuk ka statistika zyrtare për anëtarsimin në sindikata, të dhëna jozyrtare raportojnë se ka reth 60.000 sindikalistë në Kosovë, shumica prej tyre mbi moshën 35 vjeçare. Prandaj, është e paqartë se sa sindikalistë i përkasin grupit 18-25 vjeç, por është e qartë se dendësia e sindikatës mes punëtorëve të rinj është dukshëm më e ulët se ajo e punëtorëve më të mëdhenj në moshë. Pra, sindikatat kanë qënë të pasuksesshme në tërheqjen e antarëve të rinj.

Këtu do të dëshironim të listonim disa nga arsyet që sjellin këtë atraktivitet të ulët, gjë që është mjaft e çuditshme duke patur parasysh se në kohë krize ekonomike, sindikatat duhet të shihen si një strehë për të rinjtë, punëtorë të pambrojtur. Veçanërisht në një vend si Kosova, ku shfrytzimi i punëtoreve është një fenomen i zakonshëm, sindikatat mund të bëjnë shumë për të siguruar kushte dinjitoze pune.

Pra, pse nuk duan të rinjtë në Kosovë t’i bashkohen sindikatave?

  • Mungesa e informacionit

Të rinjtë nuk janë të përfshirë në sindikata sepse sindikatat nuk kanë gjetur një mënyrë  të përshtatshmë për të komunikuar me ta. E thënë më thjeshtë: të rinjtë janë të painformuar! Përveç kësaj, në shumicën e rasteve, punëtorët e rinj nuk kanë patur ndonjë kontakt me sindikatat apo në ndonjë formë të aktivizimit sindikal. Pra nuk është se ata janë “Pro Sindikatave” apo “Kundër Sindikatave”. Në të vërtetë, reagimi i tyre normal është  “Çfarë është Sindikata?”

Sindikatat janë përgjegjëse për dështimin e tërheqjes së studentëve që në shkollë të mesme, për t’i infromuar dhe përgatitur ata për opsionet e tyre në tregun e punës, para se studentët të zgjedhin karrierën e tyre të ardhshme.

  • Përdorimi i papërshtatshëm i kanaleve të komunikimit

Për shkak të demografisë më të vjetër brenda sindikatave, organizatorët e tyre kanë tendencë të përdorin metodat tradicionale të komunikimit, të cilat nuk janë të duhurat për të tërhequr vëmendjen e punëtorëve të rinj. Ata nuk marrin parasysh afërsinë që të rinjtë kanë me teknologjinë. Përveç kësaj, përmbajtjet e mesazheve zakonisht reflektonë shijet dhe përvojat e anëtarëve të vjetër dhe nuk apelojnë tëk anëtarët e rinj potencial.

  • Reputacioni jo i mirë

Fatkeqësisht, besimi në sindikata ka rënë gjatë viteve. Kjo mund t’i atribohet edhe paaftësisë së tyre për të prezantuar bindshëm të arriturat e tyre. Në fakt, edhe ata të rinj që kanë dëgjuar për sidnikatat kanë tendencë të keqinterpretojnë rolin e tyre, duke i konsideruar si “të pavlera” apo “të parëndësishme”.

Përveç kësaj, nga perspektiva e një gjenerate që përballet me nivele të tmerrshme papunësie, është e lehtë të shihen sindikatat si mbrojtëse të interesave të 'të tjerëve', më së fundi në rolin që ata kanë luajtur në mbrojtjen e punëtorëve të sektorit publik, pikërisht në një kohë pabarazie të theksuar socio-ekonomike në Kosovë.

  • Ndryshimet e tregut

Gjithashtu, duhen marrë parasysh faktorët strukturorë. Tregu ka ndryshuar: kalimi nga ekonomia prodhuese në ekonominë e shërbimeve ka krijuar një dinamikë të ndryshme të punësimit dhe punës. Format jo-tradicionale, më fleksibile të punësimit (mendoni për profesionistë të pavarur apo konsulentët modernë) janë gjithnjë e më shumë të përhapura e njëkohësisht më të vështira të organizohen në mënyrë sindikale.