Përfitime konkrete nga anëtarësimi në sindikata - lirimet për ata që janë të pajisur me kartela anëtarësie

Në kuadër të projektit "Përkrahje Partnerëve Social", gjashtë printera për ID kartela janë instaluar në gjashtë prej sindikatave më aktive të vendit, konkretisht në sindikatën e arsimit (SBASHK), të shëndetësisë (FSSHK), të policisë (SPK), të administratës publike (SPAK), si dhe dy partnerëve tanë SPEK (energjitika) dhe SPMK (metalistët).

Përveç digjitalizimit të anëtarësisë së sindikatave, kjo iniciativë i shërben edhe një qëllimi tjetër: krijimit të kushteve që sindikatat të negociojnë me biznese private për lirime për anëtarët e tyre të pajisur me kartelë. Sindikatat kanë arritur marrëveshje për lirime me markete të ndryshme, kompani të shitjes së derivateve dhe plot shërbime të tjera. Anëtarësimi në sindikatë tashmë sjell përfitime konkrete edhe në jetën e përditshme jashtë vendit të punës!