Si t

Si t'i qasen sindikatat të rinjve

Qasje të ndryshme mund të përdorën për të tërhequr anëtarë të rinj. Këto përfshijnë organizimin e konferencave rinore, nxitja e të rinjve për pjesëmarrje në trajnime dhe inkurajimi që të kandidojnë për pozita udhëheqëse. Të gjitha këto përpjekje duhet të shkojnë paralel me pranimin e teknologjive të reja për komunikim dhe me gatishmërinë për t’u takuar me të rinjtë në “habitatin” e tyre. Rekruitimi i punëtorëve të rinj duhet të ndodhë në vendet e punës së tyre, kolegje dhe universitete, si dhe lokalet apo vendtakimet e tyre të preferuara.

Një strategji efikase për rekruitim duhet të marrë parasysh aspektet e mëposhtme:

1. Lidhja mes sindikatës dhe karrierës të bëhet e dukshme: Sindikata duhet të bëjë të qartë lidhjen mes interesit dhe pasionit të një punëtori të ri, pra rrjedhimisht mes karrierës së tij, me sindikatën. Kjo lidhje është shumë e qartë për profesionet “tradicionale” siç janë mësuesit dhe mjekët, por kjo duhet të aplikohet edhe për profesione të tjera, si ato të gazetarisë apo kontabilitetit.

2. Trajtimi i anëtarëve të rinj potencial si të barabartë: Dy gracka shumë të rrezikshme mund të lindin gjatë komunikimit mes gjeneratave. E para është që të dy gjeneratat të konsiderohen si identike, ndërsa e dyta është që ta konsiderojmë gjeneratën e re si të papjekur. Asnjë nga këto dy qëndirme nuk është i saktë. Sindikatat duhet të bisedojnë më punëtorët e rinj si të barabartë, dhe me ndjeshmëri. Një rregull: komunikimi më efektiv është ai informal dhe personal.

3. Përdorni kanale të shumta komunikimi: Të rinjtë konsumojnë media përmes kanaleve të shumta. Për këtë, ata përdorin telefonat, tabletat dhe kompjuterët, si edhe televizionin. Nuk është më e mjaftueshme që mesazhin të përcillet vetëm në shtyp, apo vetëm online, apo vetëm në TV ose radio (në varësi të buxhetit). Sindikatat duhet të bisedojnë me punëtorët e rinj në vendet ku ata qëndrojnë. Së fundi, komunikimi duhet të jetë një proces i dyanshëm.

4. Bëhuni kreativ. Përdorni dizajne dhe gjuhë që i përkasin kulturës bashkëkohore – sindikatat duhet të jenë të vetëdishme për tendencat e komunikimit.

5. Qëndrimi në të kaluarën nuk është efikas: Sindikatat e kanë të vështirë të iniciojnë procese ndryshimi. Përveç kufizimive ligjor, ndryshimet në sindikat mund të ndodhin vetëm nëse miratohet nga anëtarësia e tyre (përmes votimit në asambletë apo/dhe kongreset e tyre). Megjithatë është e rëndësishme që sindikatat të përcjellin gjithnjë mesazhe që janë konkrete dhe relevante. Për këtë qëllim fokusi dhe qartësia janë thelbësore. Nëse gjëra të thjeshta nuk mund të shprehen qartë e në mënyrë bashkëkohore, atëher komunikimi me punëtorët e rinj do të jetë i mundimshëm.

Së fundi, më shumë se mesazhet dhe komunikimet, sindikatat duhet të fillojnë të mendojnë në mënyrë kreative edhe për opsionet dhe planet e anëtarsimit. Jo duke parë vetëm çmimin, por duke marrë parasysh edhe çfarë lloji shërbimesh mund t’u ofrojnë anëtarëve të rinj.