Roli i sindikatave në marrëdhëniet e punës

Roli i sindikatave në marrëdhëniet e punës

Organizatat sindikale – veçanërisht për të rinjtë – përfaqësojnë një mundësi për t’ju përgjigjur logjikës së individualizimit në shoqëri; ato kanë një detyrë të rëndësishme në mbrojtjen e të drejtave dhe detyrave të punëtorëve, kontratave të punës dhe marrëdhënieve të punës për punonjësit e rinj (Tannenbaum, 1951). Kjo është veçanërisht e rëndësishme në kontekstin e Kosovës, ku punëtorët e rinj janë shpesh të diskriminuar pikërisht për shkak të moshës së tyre. Duke lënë menjëanë polemikat e pagës minimale në Kosovë, e cila në fakt i favorizon punëtorët më të rinj se mosha 35 vjeçare, çdo gjë tjetër duket të jetë kundër tyre. Punëtorët e rinj nuk respektohën në vendin e punës, ata shihen si të paaftë për të përfunduar një detyrë, janë subjekt i shfrytëzimit apo kosinderohen si të papërgjegjshëm. E vërteta është se punëtorët e rinj janë duke u përpjekur të bëjnë më të mirën, ashtu si gjithë të tjerët. Ata mundohen të kontribojnë financiarisht në familjet e tyre, apo edhe të përpiqen për të mbuluar tarifat për shkollim. Ata janë thjesht duke përpjekur të krijojnë një të ardhme më të mirë për veten.

Sindikata mund të sigurojnë mbrojtjen që u duhet punëtorëve të rinj për të patur kushte dinjitoze pune dhe respektin e eprorëve e kolegëve të tyre.

Ku qëndrojnë sindikatat në këtë debat?

Së pari dhe më kryesorja, sindikatat duhet të kuptojnë se ata nuk janë aq mirëpritëse për punëtorët se sa e konsiderojnë veten. Ky vetëdijësim do të hapte rrugën e tyre për transforimim. Pranimi dhe përfshirja e punëtorëve të rinj, si dhe nxitja e lidershipit rinor janë thelbësore për rritjen e numrit të anëtarësisë dhe fuqisë sindikale. Anëtarët e rinj sjellin energji dhe ide të reja për lëvizjen sindikale.