Eventi Promovues i Projektit

Eventi Promovues i Projektit

Të mërkurën, me 30 prill 2014, projekti "Përkrahje Partnerëve Social" organizoi një event promovues në Prishtinë, për prezantimin e progresit të deritanishëm të projektit dhe për të informuar hisedarët mbi aktivitetet e ardhshme, që do të organizohen në kuadër të projektit. 

Në event ishin të pranishëm të gjithë akterët kryesorë të dialogut social në Kosovë. Fjalët hyrëse u mbajtën nga Z. Nenad Rasic, Ministër i Punës dhe Mirëqënies Sociale, nga Z. Melvin Asin, Zv. Shef i Sektorit të Operacioneve në Zyrën e BE-së, Znj. Florina Duli, Drejtoreshë Ekzekutive e IKS. Më pas, Z. Kushtrim Shaipi, konsulent i angazhuar me projektin, bëri një prezantim të shkurtër mbi arritjet dhe planet e projektit.  

Eventi u mbyll me shtypjen simbolike të disa ID kartelave për anëtarët e sindikatave, për të demonstruar një nga arritjet kyçe të projektit - kontributin në digjitalizimin e lista të anëtarëve të sindikatave.