Trajnimi i Partnerëve Social për Monitorimin e Ligjit të Punës dhe Ligjit për Siguri dhe Mbrojtje të Shëndetit në Punë

Trajnimi i Partnerëve Social për Monitorimin e Ligjit të Punës dhe Ligjit për Siguri dhe Mbrojtje të Shëndetit në Punë

Me 28 Mars 2014, PPS organizoi një trajnim për partnerët social me qëllim të ngritjes së kapaciteteve në monitorimin e dy ligjeve të punës në Kosovë. Trajnimi u mbajt në Hotel Sirius, në Prishtinë, dhe mirëpriti 34 pjesëmarrës. 

Të trajnuarit u pajisën me njohuritë e duhura për mbajtjen e vizitave monitoruese nëpër kompani, një aktivitet që do të zhvillohet brenda muajve në vijim. Aktiviteti ka për qëllim fuqizimin e partnerëve social përmes informatave të përmirësuara dhe vetëdijësimin e të përfaqësuerve të tyre për zbatimin e të dy ligjeve.