Mbahet trajnimi me temë “Menaxhimi i Ciklit të Projektit”

Projekti “Përkrahje Partnerëve Social” (PPS) organizoi në datën 17 nëntor 2014 trajnimin me temë “Menaxhimi i Ciklit të Projektit”. Trajnimi u mbajt në Qendrën Informative dhe Kulturore e BE-së në Prishtinë dhe të pranishëm ishin përfaqësues nga sindikatat e metalistëve, energjitikës, dhe administratës publike.

Trajnimi u mbajt nga Z. Astrit Rexhaj, i Iron Consulting. Ky trajnim kishte për qëllim të informojë sindikalistët me të gjithë hapat nëpër të cilat kalon hartimi i një projekti, që nga zhvillimi i idesë, përcaktimi i objektivave dhe aktiviteteve, buxhetimi e deri tek monitorimi dhe vlerësimi i zbatimit.

Z. Rexhaj udhëhoqi grupin në një ushtrim praktik, ku ata zhvilluan bashkarisht një model për hartimin e një projekti për çështje sindikale, sipas metodologjisë MAPA. Pikat nëpër të cilat u fokusua trajnimi ishin:

- Identifikimi dhe prioritizimi i objektivave
Hartimi i planit të punës
Hartimi buxhetit
Monitorimi i projektit
Vlerësimi i projektit

Sindikalistët treguan interes ndaj trajnimit, e po ashtu shprehën mendimet dhe treguan për eksperiencën e tyre lidhje me projekte ku kishin qënë pjesëmarrës.