Mbahet trajnimi me temë “Zhvillimi i Produkteve dhe Shërbimeve për Anëtarë”

Mbahet trajnimi me temë “Zhvillimi i Produkteve dhe Shërbimeve për Anëtarë”

Projekti “Përkrahje Partnerëve Social” (PPS) organizoi në datën 13 nëntor 2014 trajnimin me temë “Zhvillimi i Produkteve dhe Shërbimeve për Anëtarë”. Trajnimi u mbajt në Qendrën Informative dhe Kulturore e BE-së në Prishtinë dhe të pranishëm ishin përfaqësues nga sindikatat e metalistëve, energjitikës, arsimit, shëndetësisë dhe administratës publike.

Trajneri, Z. Kushtrim Shaipi - IQ Consulting, diskutoi me sindikalistët për rëndësinë dhe mënyrat e ndryshme se si të tërheqin anëtarë të rinj duke përdorur mjetet që kanë në dispozicion, veçanërisht ID kartelat dhe sistemin e databazës që u është dhuruar nga projekti PPS.

Interesi për trajnimin ishte i lartë dhe u shoqërua edhe me biseda mes sindikalistëve ku u diskutuan vështirësitë dhe pakënaqësitë e tyre me gjendjen aktuale.