Fillojnë Vizitat në Terren për Monitorimin e Zbatimit të Ligjit të Punës dhe atij për Siguri dhe Mbrojtje të Shëndetit në Punë

Në muajin qershor, ekipet monitoruese të projektit "Përkrahje Partnerëve Social" filluan vizitat në kompanitë e sektorit privat në gjithë territorin e Kosovës, me qëllim monitorimin e implementimit të Ligjit të Punës, Ligjit për Siguri dhe Shëndet në Punë, dhe, eventualisht, të provizioneve nga ligje të tjera për tema të ndërlidhura, si ato kundër diskriminimit. Vizitat do të shërbejnë edhe për edukimin e punëdhënësve dhe punëmarrësve mbi dialogun social dhe legjislacionin përkatës në Kosovë, si dhe mbi standartet minimale të detyruara.
Për çdo vizitë, do të realizohet një intervistë me një përfaqësues nga kompania, gjatë të cilës do të plotësohet një pyetësor për të mbledhur statistika mbi aspektet e ndryshme të punësimit. 
Në total janë zgjedhur pesëqind (500) kompanipër t’u vizituar në një periudhë 15-mujore. Publiku do të ketë mundësi të lexojë raportet periodike dhe raportin final të këtyre vizitave.