PPS shpërndan printerat e ID kartelave sindikale në gjashtë sindikata të Kosovës

PPS shpërndan printerat e ID kartelave sindikale në gjashtë sindikata të Kosovës

Në kuadër të projektit "Përkrahje Partnerëve Social", gjashtë printera për ID kartela do të instalohen në gjashtë prej sindikatave më aktive të vendit. Kjo është pjesë e një qëllimi më të gjerë - atij të digjitalizimit të anëtarësisë së sindikatave, që ndihmon në përcaktimin e saktë të fuqisë numerike të tyre.
Instalimi i printerit të parë dhe aktivizimit i databzës përkatëse filloi më 8 maj 2014 tek SBASHK (Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës).

Sindikatat e tjera përfituese përfshijnë SPEK dhe SPMK, dy partnerët e projektit, FSSHK, SPAK dhe SPK.

Shpërndarja e printerave përfundoi me 27 Maj 2014.