Punëtoria për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit të Punës

E mbështetur nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet, sot u mbajt punëtoria e radhës për konsultimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Punës.

Diskutimet e grupit u fokusuan kryesisht në pushimet vjetore dhe mjekësore, pagat shtesë, si dhe paga minimale në vend. Kjo punëtori ka për qëllim avancimin e të drejtave të punëtorëve në vend.

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin përfaqësues nga institucionet e ndryshme, si: Përfaqësues nga Institucionet, Inspektorati i Punës, Sindikatat, Odat Ekonomike, organizata joqeveritare, etj

Image
Image