RAPORTI I MONITORIMIT - Zbatimi i Ligjit të Punës dhe Ligjit për Shëndet dhe Siguri në Punë

Ky raport është i pari i llojit të vet, që synon të bëjë matje të gjendjes në terren për sa i përket zbatimit të Ligjit të Punës dhe Ligjit për Siguri dhe Mbrojtje të Shëndetit në Punë.

Papunësia e lartë, niveli i ultë i kualifikimit, si dhe gjendja e përgjithshme ekonomike dhe politike në vend, kanë ngritur ndjeshëm cënueshmërinë e punonjësve karshi punëdhënësve të tyre. Një nga gjetjet e këtij monitorimi është se një pjesë e mirë e të punësuarve kryejnë detyra për të cilat janë të tej-kualifikuar, dhe në shumë raste jashtë profesioneve të veta. Një gjetje e tillë nxjerrë në pah nevojën për punë të të punësuarve, ndërsa në të njejtën kohë jep indikacion për numrin e vogël/pamjaftueshëm të punëve ku kërkohet kualifikim i lartë. Një gjendje e tillë e kërkesë/ofertës së punës është edhe reflektim i nivelit të ultë të sofistikimit të ekonomisë e cila dominohet nga veprimtari tregtare dhe shërbyese (shërbime bazike).

Përndryshe, prezantimi i raportit është bërë me 23 Prill 2015, në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Prishtinë. 

Për ta lexuar raportin klikoni këtu...