Sindikata që mbron punonjësit shtetëror çekë

Delegacioni i sindikatave nga Kosova është janë takuar me përfaqësuesin e Lidhjes Sindikale të Organeve dhe Organizatave Shtetërore, përkatësisht me Pavel Bednar dhe Rudolf Pospishil.

Bednar tregoi se sindikata përfaqëson punëtorët e sektorit shtetëror sic janë punëtorët e komunave, prefekturave dhe administratës shtetërore, si dhe punonjës të doganës, administratës financiare. Në total, ajo përfaqëson rreth 80 mijë punëtorë.

Më tej, ai tregoi se si sindikata ka arritur të nënshkruajë marrëveshja e parë kolektive me qeverinë, që mbulon punëtorët shtetëror por në cilësinë e shërbyesve civil, të drejtat e të cilëve rregullohen në bazë të Ligjit për Shërbyesit Civil.

“Jemi një nga lidhjet sindikale që negociojmë me qeverinë për rritjen e pagave në sektorin shtetëror dhe sapo kemi përfunduar negociatat për rritjen e pagave për vitin 2016. Rritja do të jetë prej 3 për qind. Nga pikëpamja jonë është pak pasi ecuria ekonomike është shumë e fortë, megjithatë na vjen mirë që ndodh një rritje e pagave. Përveç kësaj një nga prioritet tona është marrëveshje kolektive e nivelit më të lartë”, tha Bednar.

Në Çeki të drejtat e punëtorëve shtetëror rregullohen në bazë të Ligjit të Punës, Ligjit të Shërbyesve Civil dhe Ligjit që rregullon punëtorët e sigurisë apo në uniformë. Telashet kryesore kjo sindikatë i ka me aplikimin e ligjit të shërbyesve civil, i cili ka hyrë në fuqi kohëve të fundit.

“Ky ligj ka bërë kufizime të ndryshme për punëtorët, si psh punëdhënësi ka të drejtë të dërgojë punëmarrësin në udhëtim për shërbim edhe pa pëlqimin e punëtorit, ndërsa nuk ofrohet asnjë kompenzim…me siguri do të kemi shumë mosmarrëveshje lidhur me të”, pohoi Rudolf Pospishil. “Ndërkohë, gjykatat dhe prokuroritë kanë ligje të veçanta kur rregullohet fusha e drejtësisë, ndërsa pikat që nuk janë të përfshira në këtë ligj rregullohen me ligjin e punës. Pra, çdo gjë që nuk rregullohet me ligje të veçanta, atëherë rregullohet me ligjin e punës”, shtoi Pospishil.

Takimi me këtë sindikatë është përcjellë me shumë pyetje nga delegacioni i Kosovës, i cili ka qënë i interesuar të dijë më shumë për mënyrën e përfaqësimit të punëtorëve të nivelit komunal në sindikatë dhe mënyrës së zgjidhjes së problemeve të tyre. Pospishil shpjegoi se ato adresohen direkt me komunat.

Ali Vitija, kryetar i Sindikatës së Doganës në Kosovë, i tregoi palës çeke për mënyrën e organizimit të kësaj sindikate, si një ndër sindikatat më të reja në Kosovë për shkak të formimi të vonshëm të këtij shërbimi në Kosovë. Vitija tha se doganierët janë shërbyes civil të uniformuar.

Rastisi që kreu i Lidhjes Sindikale të Organeve dhe Organizatave Shtetërore të kish qënë doganier para se të niste veprimtarinë me organizimin sindikal dhe ky ishte një rast i mirë për të shkëmbyer eksperiencat përkatëse. Edhe në Çeki, doganierët hynjë në kategorinë e punëtorëve të uniformuar.

“Gjyqtarët dhe pjesëtarët e forcave të sigurisë tek ne nuk kanë të drejt të hyjnë në grevë për shkak të ndjeshmërisë së punës së tyre”, përfundoi Pospishil.

Kjo lidhje sindikale është pjesë e konfederatës kombëtare dhe është anëtare edhe e organizatave në nivel evropian.

Ata nuk lënë pa përmendur se edhe sektori privat është i mbuluar nga organizimi sindikal. Çekia ka pasur një zhvillim të hovshëm ekonomik edhe falë aftësisë për të tërhequr investime të huaja direkte. Investime të mëdha janë bërë në industrinë e automobilave. Sindikata më e madhe e sektorit privat është ajo e metalistave, në të cilin bëjnë pjesë edhe punëtorët e sektorit privat të automobilave. Sindikatë tjetër e fortë e sektorit privat është ajo e energjetikës.

Visar Prebreza
Pragë, tetor 2015